Pushimet e yllit të serialit “ Ramo” vazhdojnë në Bodrum!

Showbiz

Ylli i serialit “ Ramo”, aktori Murat Jëlldërëm,  ka kaluar disa ditë pushime në Bodrum me bashkëshorten e tij Iman Elbani, ku dukeshin mjaft të qetë dhe çlodhur në krah të njëri- tjetrit. Para disa javësh ata ndodheshin në Marok në vendlindjen e bashkëshortes së tij ku kanë ndaluar aty si destinacioni i parë i pushimeve të tyre, ndërkohë që duket se pushimet e çiftit nuk kanë përfunduar aty por zgjatën edhe pak përpara fillimit intensiv të sezonit të ngarkuar me projekte të reja për aktorin. Murat ndodhet para projektit të tij të ri në të cilin do të jetë pjesë së bashku me aktoren Damla Sönmez në role kryesore. Por për sa kohë ndodhet ende larg sheshxhirimit aktori ka zgjedhur ta kaloj kohën pranë bashkëshortes së tij me të cilën prej kohësh kanë shprehur dëshirën e madhe për t’u bërë prindër.