Hazal Kaya ka filluar sezonin e pushimeve në Çeşme. Ajo është parë me fëmijët e saj teksa shijonte plazhin, relaksin dhe lojrat argëtuese me fëmijët e saj, djalin Fikret Ali dhe vajzën Leyla Süreyya. Kaya dukej në formë dhe tërhoqi vëmendjen me fizikun e saj të rikthyer veshur me rrobat e banjës me print leopardi. Si një nënë e përkushtuar ajo nuk u largua asnjë çast nga fëmijët e saj. Protagonistja e serialeve të shumta dukej e relaksuar larg sheshxhirimit dhe impenjimeve profesionale teksa po shijonte kohën me fëmijët e saj, teksa luajti luante me ta gjatë gjithë kohës.
Për shkak të orarit intensiv të punës, bashkëshorti i saj Ali Atay nuk mundi t’i bashkohej familijes por ky është vetëm fillimi i sezonit të pushimeve për ta! Atay, aktualisht është i angazhuar me xhirimet për projektin e ri dhe pavarësisht dëshirës për të kaluar kohë me familjen është detyruar të mos jetë me ta në ditët e para të pushimeve . Megjithatë aktorja duke shijuar mëmësinë e saj, e ka shijuar kohën e me fëmijët e tyre duke luajtur dhe argëtuar me ta.