Pushimet e Gigi-t në Mykonos, kanë patur një tjetër qëllim!

Showbiz

gigi nammos
Besojmë i mbani mend postimet e shumta të Gigi Hadid dhe Emily Ratajkowski teksa pushonin në Mykonos. Dy supermodele, të cilat shëtisnin me yacht dhe shijonin ishullin e bukur grek. Por, tani që do të merrni vesh arsyen e vizitës së tyre, le të themi që keni gjithë të drejtën e botës për t’u bërë akoma edhe më tepër xhelozë.

emily gigi

Dy vajzat kanë qenë aty, për të inaguruar një qëndër të re tregtare në fshatin Nammos, të ishullit Mykonos. Jo vetëm kaq, por secila prej tyre është paguar plot 1.3 milion dollarë vetëm për prezencën e tyre si dhe për të prerë shiritin e inagurimit.

gigi emily

Pra, një pagë marramendëse, e shoqëruar me disa ditë pushimi falas në një nga ishujt më të bukur. Epo, kush nuk do të bëhej xheloz në këtë rast?