Pushimet romantike të Beyza Şekerci dhe Engin Hepileri!

Showbiz

Aktorët e njohur Beyza Şekerci dhe Engin Hepileri,  janë të tjerë emra të njohur të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në Çeşme këtë verë. Çifti, i cili njihet si një nga çiftet më të këndshme me humorin  dhe batutat gazmore që i karakterizojnë daljet e tyre publike,  këtë herë janë kapur nga kamerat duke shijuar disa çaste romantike.

Çifti i aktorëveu ndal në brigjet e Çiftlikköy. Ata fillimisht ecën në ujë duke u përqafuar dhe biseduar. Ata dukeshin si dy të sapodashuruar për të cilët koha kishte ndalur pikërisht tek çastet e lumtura të romancës dhe sytë e tyre nuk shihnin asgjë tjetër përreth, përveç njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Hepileri dhe Şekerci e çuan dasahurinë e tyre në tryezën e dasmës në maj të 2015-ës  në xhirimet e serialit “Hakmarrja”. Aktorët e njohur, të cilët mirëpritën në jetë djalin e tyre Xhan në tetor të vitit 2018. Së fundmi kur ata u pyetën nëse po mendonin ta bënin Xhanin me një motër apo një vëlla, ata kanë bërë  një deklaratë lidhur me një fëmije të dytë: “Xhan nuk e do shumë që kjo të ndodh dhe as ne nuk e mendojmë! Jemi bërë një ekip i kompletuar kështu dhe jemi mirë.