Publiku sulmon Gashin! “Mos hajde më në Kosovë…”

Showbiz

Tre ditë më parë në Kosovë është mbajtur festivali i njohur tashmë në të gjithë botën ‘Sunny Hill’, që organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa. Pjesë e tij ishin një sërë artistësh të huaj dhe shqiptar që dhuruan performanca të paharrueshme për tre ditë rradhazi.

Njëri ndër ta ishte edhe reperi me origjinë shqiptare, Gashi, i cili gjatë natës së dytë është futur midis turmës, por dikush i ka marrë varësen që mbante në qafë. Pasi u ngjit në skenë ai vuri re mungesën e saj dhe filloi të ofendonte personin që e mori.

Ky reagim nuk është pritur aspak mirë nga fansat e reperit dhe të pranishmit në festival të cilët në komentet në Instagram i janë kthyer kundër duke i kërkuar mos të vijë më në Kosovë. “Mos hajde më në Kosovë, o i paedukatë”, ka qenë një ndër komente që Gashi i është përgjigjur: “E mora mbrapa, thjesht nuk e besoj që njerëzit presin që unë të tregohesha i qetë.”