Bebe Rexha këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht ka qenë kryefjala e javëve të fundit. Kjo për shkak të faktit se bukuroshja u refuzua të vishej nga shumë stilistë me pretekstin se përmasat e saj nuk përmbushnin standartet e së bukurës. Lajm që bëri bujë disa javë më parë por ne do të fokusohemi diku tjetër.
Bukuroshja sapo ka nxjerrë këngën e re “Last Hurrah”, shoqëruar me një videoklip mjaft të nxehtë, ku mbizotëron ngjyra e kuqe dhe skenat provokuese. E kuqja tërbon dhe demin apo jo?
Pak përpara se të nxirrte këngën Bebe kishtë ndarë me fansat vetëm disa sekonda të shkurtra të vidioklipit. Por mesa duket babai i Bebe-s i cili është me origjinë shqiptare mesa duket nuk i ka pëlqyer paraqitjen e Bebe-s në videoklip dhe për këtë ka vendosur të mos i flasë vajzës së tij. Këngëtarja ka vetëm pak orë që e ka publikuar këngën dhe, me siguri, edhe baballarë të tjerë shqiptarë në vendin e tij, ndoshta do t’i jepnin të drejtë.