Dasma e shumëpritur e kësaj vere është vetëm 1 javë larg dhe Afërdita Dreshaj është në përfundim të përgatitjeve. Modelja e njohur dhe Jakub Kindl shumë shpejt do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë në Miami.
Duket se Afërdita ka zgjedhur të ndajë një pjesë të mirë të detajeve që përpara dasmës pa zbuluar surprizën e madhe.
Jo më kot disa orë më parë ajo ka zbuluar setin fotografik më të bukur, krah bashkëshortit të saj të ardhshëm.
Me të bardha dhe më të dashuruar se kurrë ja si duken Aferdita dhe Jakub pak para dasmës…