Reperi i njohur Stresi, ditën e djeshme u la në gjendje të lirë pas një urdhëri nga gjykata. Ai kaloi 8 muaj në qeli, pasi u arrestua nga policia në tetor të vitit të kaluar. Pas daljes nga burgu, Stresi është pritur me brohorima dhe festë nga familjarët dhe të gjithë fansat e tij. Stresi ka publikuar në ‘Instagram’ në video të shkëputur nga momenti i lirisë së tij dhe bashkangjitur saj ka shkruar;- “Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju, sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira e të vështira. Dhurata më e mirë që mora për ditëlindje ishte liria. I juaji Arkimed Lushaj (Stresi)”.
View this post on Instagram