Publikohet ‘traileri’ i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red!”/ Rita Ora si ‘Mbretëresha e Zemrave’

Showbiz

Rita Ora shfaqet si Mbretëresha e Zemrave në ‘trailerin’ e filmit të ri muzikor  “Descendants: The Rise of Red”. Filmi është një spinoff i filmave të Disney Channel “Descendants” dhe është filmi i katërt. Kylie Cantrall luan rolin e Red, vajza e Mbretëreshës së Zemrave (rol i cili interpretohet nga Rita Ora), ndërsa aktorja Malia Baker interpreton në rolin e Chloe Charming, ndërkohë Princit Charming portretizohet nga Paolo Montalban.

“Një ish-vajzë e ligë (e njohur si Uma, tani drejtoresha më e re e Auradon Prep, fton në shkollë vajzën kryengritëse të Mbretëreshës së Zemrave nga Wonderland. Pas një grushti shteti kundër Auradon nga ana e Mbretëreshës së Zemrave, Red dhe vajza e Cinderellas, Chloe udhëtojnë në kohë për të zhbërë ngjarjen traumatike që e çoi në rrugën e saj të keqësisë”, thotë përmbledhaj zyrtare e filmit.

E entuziazmuar për rolin e saj në këtë film, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ‘trailerin’ e filmit, duke shkruar: “Thuani përshëndetje Mbretëreshës së Zemrave në ‘Descendants: The Rise Of Red’ të Disneyt. Mezi prej që ju të gjithë ta shihni në Disney Plus më 12 korrik”.

Pjesë e kastit janë edhe China Anne McClain, Jeremy Swift, Dara Reneé, Ruby Rose Turner, Morgan Dudley, Melanie Paxson, Leonardo Nam, Joshua Colley dhe Peder Lindell. Filmi ofron shtatë këngë origjinale të reja, së bashku me përsëritjet e “What’s My Name” nga “Descendants 2” dhe “So This is Love” nga “Cinderella”.