Mes polemikash të shumta për shkak të skandalit që Smith shënoi në Oscars, mësohet se filmi “Emancipation” me protagonist Will Smith do të prezantojë premierën në dhjetor! Traileri i filmit është publikuar prej pak ditësh dhe thuhet se për një periudhë kohe, kompania ishte në bisedime për ta shtyrë publikimin e tij.
Gjithsesi, platforma duket se më në fund e arriti marrëveshjen për ta publikuar ‘trailer’-in e filmit. Në projektin e ardhshëm të Smith, deri tani është mësuar se skenari dhe xhirimet bazohen në një histori e vërtetë të frymëzuar nga jeta e një burri të skllavëruar, i cili nis një udhëtim të rrezikshëm për t’u ribashkuar me familjen e tij”.
Filmi do të shfaqet premierë në kinema më 2 dhjetor përpara se të kalojë në platformën e transmetimit më 9 dhjetor. Kujtojmë se për kohën e shfaqjes së premierës për këtë film ishte përmendur madje edhe shtyrja deri në vitin e ardhshëm.
Edhe nëse filmi fiton një Oscar, Smith nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sepse ai dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Akademia gjithashtu e ndaloi atë të marrë pjesë në ceremoni dhe çdo ngjarje të lidhur me Akademinë, për 10 vitet e ardhshme.
Kujtojmë se aktori u bë emri më i përfolur nga ceremonia ‘Oscars 2022’ për shkak të një shpulle drejtuar komedianit Chris Rock, pas shakasë së këtij të fundit lidhur me bashkëshorten e aktorit, për sëmundjen e së cilës ai nuk ishte në dijeni.