Publikohet testamenti i Mac Miller: Ja kush e përfiton pasurinë e tij!

Showbiz

mac pasuri
Reperi Mac Miller ndërroi jetë 1 javë më parë, por pas ka lënë një testament për pasurinë miliona dollarëshe. Në raste fatkeqësie sipas dokumentit të siguruar nga “E!News” paratë do të ndahen mes të ëmës Karen Meyer, të atit Mark McCormick dhe të vëllait Miller McCormick.

mac miller 1

Mendohet se pasuria kap vlerat e 9 milionë dollarëve. Kujtojmë se Miller u nda nga jeta në datë 7 shtator, si pasojë e mbidozës, por ekspertiza nuk ka dhënë ende shkak zyrtar për largimin e hershëm nga jeta të 26-vjeçarit.

Lexoni gjithashtu: Ariana Grande i jep lamtumirën e fundit ish të dashurit me këtë dedikim!