Gjithçka nisi në MTV VMA të vitit 2009. Taylor fitoi Videoja më e mirë për femra për këngën “You Belong Ëith Me.” Kur ajo nis të mbajë fjalimin, Kanye ngjitet në skenë, i merr mikrofonin dhe thotë: “Taylor, më bëhet shumë qejfi për ty. Do të të lë të mbarosh, por Beyonce kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave.” I referohej “Single Ladies.”
Më vonë, Kanye kërkoi falje dhe Taylor e pranoi.
Në 2016-n, Kanye publikoi albumin “The Life of Pablo,” ku kënga më kontroversiale quhej “Famous.” Në refren, i referohet Taylor dhe thotë: “Mendoj se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks / Pse? E bëra të famshme atë bushtër.”
Kanye tha se teksti u aprovua nga Taylor, se folën për një orë në telefon dhe se asaj iu duk për të qeshur.
Përfaqësuesi i Taylor iu përgjigj dhe tha se Kanye s’e paralajmëroi në asnjë moment se do ta quante “bushtër” në këngë.
Gjashtë muaj më vonë, Kim Kardashian publikon në Snapchat bisedën telefonike mes Kanye dhe Taylor. Mesa kuptohej, Taylor e kishte aprovuar vërtet tekstin. Dita kur u publikua audioja ishte çuditërisht Dita Kombëtare e Gjarpërinjve.
Taylor replikoi duke pyetur me të drejtë: “Ku është pjesa ku Kanye më thotë se do të më quajë ‘bushtër’ në këngë? Nuk është sepse s’më pyeti kurrë.”
Një vit më vonë, Taylor hodhi kunja kundër Kanye dhe Kim me “Look What You Made Me Do.”
Pas dhjetëra incidentesh të vogla, mbërrijmë në ditën e sotme, ku telefonata mes Kanye dhe Taylor u publikua e plotë. Taylor aprovoi vërtet vetëm pjesën “unë dhe Taylor mund të bëjmë seks,” por jo pjesën ku reperi thotë “e bëra të famshme atë bushtër” sepse ai s’ia përmendi kurrë. Madje, Taylor theksoi se do të ndihej shumë keq nëse do ta quante “bushtër” në këngë.”