Na kishte lajmëruar disa muaj më parë: Almeda do të vinte me një projekt muzikor. Ish Miss Shqipëria ka ardhur në sytë e publikut si prezantuese, aktore por tashmë vjen si këngëtare. Kënga e titulluar “Alabama” ka ardhur si bashkëpunim me artistin turk Burak Yeter. Ka vetëm 1 orë që është bërë publike por numëron mbi 11.000 klikime.
Në një postim të saj në instagram, Almeda ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj që bënë të mundur realizimin e klipit ku nuk ka harruar të përmendë familjen e saj dhe bashkëshortin Tolgahan Sayisman.
“Faleminderit familjes time që më mbështet gjithmonë dhe dashurisë time Tolgahan që më bëri ëndërren realitet” – shkruan Abazi.
Shijoni këngën e bukur të Almedes në videon më poshtë!