Akin Akinozu është aktori që shumë shpejt do jetë ndër më të preferuarit për publikun shqiptar. Kjo pasi ai do të jetë në ekranet tona me serialin “Rejan” çdo të hënë ora 21:00 në Jolly HD.
Në rrjet kanë qarkulluar fotografi të aktorit disa vite më parë ku duket tepër i shëndoshë dhe shumë larg pamjes që ka sot. I pyetur lidhur me këtë ai ka thënë se në atë foto ka qenë rreth 50 kilogramë më tepër. Iu desh pak kohë të kalonte nga 120kg në 70kg që është edhe pesha e tij aktuale.