Është konfirmuar tashmë ndarja e Stresit nga e fejuara e tij , Kejsi, të cilët i dhënë fund martesës, pak kohë pas daljes së reperit nga burgu.
Cifti duket se janë ndarë në mënyrë shumë miqësore dhe duke i uruar më të mirat njëri-tjetrit.
Siç lexohet edhe nga biseda, Stresi i shpreh dashurinë Keisit dhe i thotë se do ta dojë përgjithmonë, ndërkohë që këshilla e fundit që merr ai nga Keisi është që të kujdeset për veten dhe të mos i lërë njerëzit të përfitojnë prej tij!
Ndërkohë që arsyet që i çuan në këtë vendim, nuk shfaqen në bisedën në fjalë.
“Jeta shumë e shkurtër prandaj eci shpejt”-është shkrimi që besohet se ka lënë Stresi në bisedën e tyre.
Ende nuk dihet nëse bisedat janë reale apo gjithçka është një montazh nga fansat që duan t’i shohin prapë bashkë.
Pjesë nga biseda:
Stresi: Më kupto! Besoj!
Keisi: Po Ked, klm! Dhe nëse të bllokoj e bëj për të mirën e të dyve! Të vazhdojmë përpara se kështu s’ka qenë për ne!
Stresi: Bëj më të mirën gjithmonë!
Keisi: Të përqafoj, qofsh gjithmonë i lumtur dhe mirë!
Stresi: Kam met dasht gjithmonë!
Keisi: Edhe unë! Paçim Ked! Kujdesu për veten!
Stresi: Do mundohem!
Keisi: Mos i lër njerëzit që duan të përfitojnë prej teje, të të prishin!