Publikohen fotot e para të aktorit Kivanç Tatlitug me djalin e tij

Showbiz

Protagonisti i serialit “Gymysh’, të cilin jeni duke e ndjekur aktualisht në Kanal D Drama, apo atij me titullin “Menekshe dhe Halili”, një tjetër serial i sukseshëm i transmtuar më herët nga Tring,  uket mjaft i përshtatshëm për rolin e babait! Kıvanç Tatlıtuh, i cili përjetoi gëzim më të madh kur mori në krah djalin e tij të cilin e quajti Kurt Efe, në muajin prill nga martesa e tij e lumtur me stilisten Başak Dizer, vetëm ditët e fundit ka shpërndarë për herë të parë disa fotografi duke mbajtur në krahë djalin e tij. Pas një kohe të gjatë ku fransat e aktorit prisnin me padurim ‘të prezantoheshin’ me pamjen e vogëlushit, fotot e ‘Bred Pitt-it turk’, me të birin në krah, u bën një lejtmotiv i lajmeve kryesore në shtypin roz të ditëve të fundit. Aktori i pashëm 38-vjeçar tërhoqën vëmendje të madhe me vetëm pak foto të cilat bën xhiron në internet, e nëse ai do të ishte më aktiv në rrjetet sociale, do të ishte e sigurt se do të ishte një nga emrat e njohur, për të cilin do të flitej dhe shkruhej përditë!