Edhe pse u prit me padurim filmi “Vëllai im 2” kjo mbi të gjitha për shkak të personazheve kryesore, Burak Ozcivit dhe Murat Boz, shfaqja e tij në kinema nuk pati boom-in që aktorët pretendonin. Sipas medieve turke, rreth 403 mijë persona kanë ndjekur filmin përgjate ditës së parë, ndërsa në vijim numri u reduktua në 200 mijë. Këto shifra nuk kanë qenë në pritshmëritë që Burak dhe i tërë stafi priste të kishte. Suksesi i “Vëllai im 2” është thuajse i përgjysmuar në krahasim me pjesën e parë të këtij filmi.
Diçka tjetër që është vënë re është fakti se Burak Ozcivit ka qenë në premierat në disa qytete në Turqi, pa protagonistin tjetër Murat Boz. Madje, shkruahet se ndërmjet dy aktorëvë ka lindur shumë pakënaqësi. Të këtë ndikuar mungesa e Boz në numrin e pakët të ndjekësve të filmit në kinema? Ende nuk mund të themi asgjë, edhe pse gecce.com, shkruan se Ozcivit shpreht pikërisht kështu, duke fajësuar Boz.