Pse u lëndua Jennifer Lopez nga Oscars?

Showbiz

Për filmin e saj, “Hustlers” s’u dha asgjë tjetër veç mospërfilljes.

“U mërzita! U mërzita pak sepse dhashë shumë për ta ndërtuar. Mora shumë feedback pozitiv të them të drejtën dhe kishte shumë nga ata që mendonin se do të nominohesha për Oscar. Thashë se do të ndodhte vërtetë. Nuk ndodhi dhe u ndjeva keq. U ndjeva si e lënë në baltë.”

Lopez nuk u nominua as për kategorinë “Best Supporting Actress”.

“E gjithë skuadra ime punon me mua prej 20, 25 vitesh dhe mendoj se kishin shpresa të mëdha. Më duket sikur i kam lënë pak pas dore. Vjen një moment që ti mendon se ke nevojë për aprovimin e njerëzve. Ti do që njerëzit të thonë sa punë të mirë bëre. Unë s’kam më nevojë për këtë. Jam shumë mirë këtu ku jam dhe mjafton. Nuk më duhet një çmim për t’i treguar se jam mjaftueshëm.”- përfundoi Lopez.