Pse të famshmit po postojnë video të heshtura në Instagram?

Showbiz

heshtje
Nën hashtag-un #DayOfSilence (Dita e heshtjes), të famshëm anembanë botës po postojnë së fundmi video ku qëndrojnë të heshtur. E gjitha kjo është një nismë e GLSEN (Gay, Lesbian & Straight Education Network) – organizatës arsimore me bazë në Shtetet e Bashkuara, që ka për qëllim luftën kundër diskriminimit dhe ngacmimeve me bazë orientimin seksual, identitetin gjinor dhe racor.

Njerëz të showbiz-it , marrë shkas nga fakti se 8 nga 10 studentë të LGBTQ+ në botë përballen me dhunën verbale, kanë vendosur të postojnë videot sensibilizuese. #DayOfSilence është përkrahur edhe njerëz të thjeshtë, si një shenjë për t’i dhënë fund diskriminimit nëpër shkolla. Është quajtur kështu për të përfaqësuar në mënyrë simbolike heshtjen e nxënësve të LGBTQ+ dhe manifestohet gjithnjë të premten e tretë të muajit prill (19 prill, 2019).