Pse Rihanna është e fiksuar pas Lady Diana?

Showbiz

STI17Y1GG001_Cover__324668k.jpg

Mbretëresha e pop-it është parë me një bluzë ku gjendej foto e Princeshë Diana-s por kjo nuk është hera e parë që ajo tregon admirimin e saj për princeshën e Wellsit.

Paralelizmat ndërmjet tyre janë bërë shpeshherë. E para, ishte Camila Paglia në 2013, e cila shkroi një artikull nën titullin “Pse Rihanna është Diana e kohës së sotme?”.

Vet Rihanna është shprehur se ajo e adhuron stilin Lady Diana-s. “E kush tjetër është veshur më mirë se ajo? Në çdo gjë që vishte, Diana dukej perfekte, edhe me kapelet e çmendura apo xhaketat më të mëdha se masa e saj.” – është shprehur Rihanna.

Duke vështruar daljet e tyre në tapetin e kuq, duket se kjo është e vërtetë. Ato të dyja pëlqejnë të njëjtin stil, siç duket edhe nga fotot. Të dyja ato, krijuan marrëdhënie të veçanta me stilistët më të mirë të modës, Diana me Giannin ndërsa Rihanna me Donatella=n, duke kaluar nga minimalistja deri tek krijimi i tendencave.

Burimi: theguardian.com