Pse Nicole Kidman nuk shkëmben kurrë mesazhe me të shoqin, Keith Urban

Showbiz

nicnkf

A mund ta imagjinoni një marrëdhënie kaq të gjatë në çift, pa shkëmbyer kurrë një mesazh telefonik?! Për disa mund të jetë e pabesueshme por aktorja Nicole Kidman e ka pohuar me gojën e saj për InStyle. Në intervistën e saj ajo ka thënë se kur vjen puna te teknologjia e komunikimi përmes saj, ajo është krejtësisht me të vjetrën. Ajo është e vendosur kur thotë se vazhdon të këmbëngul për të dëgjuar zërin e njerëzve. Ju që nuk duroni dot në pritje të përgjigjes së 7 të radhës brenda orës, mendoni pak për çiftin e famshëm që nuk ka shkëmbyer kurrë asnjë mesazh. “Ne flasim vazhdimisht në telefon, nuk dërgojmë asnjëherë mesazhe. Kështu kemi bërë gjithmonë! Jemi me të vjetrën!”- thotë Kidman.

Nga ana tjetër, sipas saj, mesazhet kanë gjithmonë një ‘kod’ që keqkuptohet. Ama, Nicole nuk e mohon që është në një grupi chati me shoqet e saj më të ngushta me të cilat planifikojnë udhëtimet apo daljen e radhës.