“Pse ndahen kaq shumë artistët?” ; Eneda Tarifa flet për divorcin

Showbiz

Duket sikur personazhet e njohur divorcohen më shumë se njerëzit e tjerë, sikur nuk e mendohen dy herë për martesën nëse ajo nuk shkon mirë, por ja që, në të vërtetë, nuk bëjnë përjashtim nga askush.

Edhe pse në publik krijohet përshtypja se personazhet e njohur divorcohen më shumë, ata janë pothuaj njëlloj me të gjithë – ndryshimi është që ajo që ndodh në jetën e tyre mësohet nga publiku i gjerë.

Edhe Eneda Tarifa nuk shpëtoi nga pyetjet delikate për divorcin. Ishte pikërisht pyetja “pse artistët divorcohen më shumë?” ajo që e zuri pak ngushte Enedën. Megjithatë, këngëtarja tha se kjo nuk është e vërtetë: “Jo se ne divorcohemi më shumë, por ne na duket më shumë, sepse jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë”, – tha ajo duke shtuar se “divorci është një proces që duhet trajtuar normalisht. Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë, atëherë gjithçka shkon normalisht”,– tha këngëtarja.