Pse Kendall dhe Kylie Jenner ende e quajnë Caitlyn “baba”?

Showbiz

Kendall dhe Kylie Jenner ende e quajnë Caitlyn Jenner “baba”, pavarësisht tranzicionin të saj pesë vjet më parë. Por vajzat Kendall dhe Kylie nuk e kanë zhdukur titullin tradicional të mashkullit, duke e quajtur atë ende “baba”.

“Kryesisht, Bruce i rriti ato,”- shpjegoi ajo, “Dhe Caitlyn po shijon jetën e saj me to”.

Ajo vazhdoi të tregojë se si Kendall kishte pyetur dikur pse ata ende e quajnë ‘baba’. Caitlyn ishte përgjigjur: “Unë jam babai juaj, dhe gjithmonë do të jem babai juaj deri ditën kur të vdes”.

Kendall, i bëri një dedikim të bukur Caitlyn në ‘Ditën e Babait’.

“Unë të dua “, shkruante supermodelja krahas një videoje të Caitlyn, në të cilën ajo ishte ende Bruce, duke përkëdhelur Kendall si një vogëlushe.

Kendall dhe Kylie kohët e fundit përshëndetën Caitlyn për ndershmërinë e saj me ta “mbi seksualitetin”.

Kylie shtoi se babai i saj ka qenë gjithmonë një “frymëzim” për të.