Pse ka “lajthitur” Katy Perry në Twitter?

Showbiz

rfrfrfrfrf.JPG

Nëse do të lexoni që Katy Perry ka përmendur Taylor Swift në statuset në Twitter apo që po tregohet anormale në llogarinë e saj në këtë rrjet social, mos i besoni e as mos i lexoni.

Llogaria zyrtare në Twitter e këngëtares së “Fireworks” është vjedhur nga “hajdutët në internet” dhe menjëherë pas kësaj, një mori tweet-esh të çuditshme “kanë pushtuar” faqen e Perry-t.

“Më mungon zemër @taylorswift13”, – është statusi që ka bërë bujë, për shkak se Taylor dhe Katy janë në “gjak” me njëra-tjetrën dhe një status i tillë do të ishte preteksti për një “luftë” të mundshme mes dy këngëtareve.

Por hajdutët e kanë bërë të ditur që faqja është vjedhur me anë të një statusi ku kanë shkruar me hashtag “hackers gonna hack”.

Prandaj, mund të prisni çdo gjë nga “Katy Perry” këto ditë!