Pse e shtyjnë aq shumë martesën Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer?

Showbiz

Që nga “Teresa”, seriali i famshëm ku Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer ishin protagonistë, dyshja ishte e destinuar për të mos u ndarë më. Prej vitesh, dy aktorët e famshëm jetojnë një histori të bukur dashurie, por për martesë, as nuk kanë ndër mend. Sipas mediave spanjolle, së fundi Rulli është vënë në shenjestër të lajmeve rozë, sepse nuk po zbulohej arsyeja pse ai dhe partnerja e tij po qëndrojnë kaq larg altarit.

Siç mësohet të ketë thënë vetë aktori, ai nuk beson shumë te martesa, por beson te dashuria dhe lidhja e fortë që ai dhe Angelique kanë për njëri-tjetrin. Mediat spanjolle kanë sjellë një sërë arsyesh pse çifti i famshëm i telenovelave nuk duan të martohen dhe, nga sa duket, kjo vjen nga Rulli.

Në një intervistë për “Televisa Espectaculos”, kur Sebastian u pyet për martesën tha: “U martova kur isha 31 vjeç. Ishte një gjë e bërë në minutat e fundit. Ishte e para herë që kemi bërë bashkë të dy familjet tona. Ajo që do të vinte më pas, ishte me të vërtetë mjaft e komplikuar”.