Pse e cilëson Murat Yıldırım ‘ëngjëll’ partneren e tij Iman Elbani?

Showbiz

Skenat e shumëpritura nga çifti Murat Yıldırım dhe İman Elbani në projektin ku ata u shfaqën së bashku i kanë gëzuar fansat e tyre! Ata  u shfaqën para kamerës për herë të parë për të ndarë sheshxhirimin në të njëjtin projekt. Fansat e të dyve e pritën me entuziazëm bashkëpunimin e tyre të parë në serial. Elbani në rolin e një princeshe egjiptiane, mbuluar me bukurinë e saj, mbështetjen më të madhe në skenë e mori që nga fillimi nga bashkëshorti i saj, i cili dashurinë e publikut e fitoi kohë më pare si personazhi i Ramo. Aktori i cili ja kërkoi këtë mundësi për bashkëshorten e tij produksionit, në një intervistë të fundit, është pyetur për si ndihej me faktin që ndante sheshxhirimin me bashkëshorten e tij. Aktori u përgjigj se ishte i lumtur që kjo po ndodhte dhe gjithashtu u shpreh se bashkëshortja e tij është një “ëngjëll”, pasi tregoi se të ardhurat nga ky projekt ajo do ti shpenzonte për të ndihmuar fëmijët pa përkrahje. Kështu, Murat dhe Iman janë një tjetër çift aktorësh që i shtohen radhës së yjeve të famshëm të serialeve, të cilët janë partnerë në jetë dhe profesion, si Halit Ergenç dhe Berguzar Korel, Neslihan Atagul dhe Kadir Doğulu apo Burak Özçivit  dhe Fahriye Evcen.