“Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes ndërsa vajza ime jo?”

Showbiz

“Truri im refuzon të pranojë që Kobe dhe Gigi nuk jetojnë më.”

Vanessa Bryant postoi një mesazh prekës në Instagram për bashkëshortin dhe vajzën 13-vjeçare që humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter.

“Nuk e procesoj dot. Po përpiqem të kuptoj që Kobe nuk është më me mua, por trupi refuzon të pranojë që Gigi s’do të kthehet kurrë. Më duket e gabuar. Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes ndërsa vajza ime jo? Jam kaq e nevrikosur. Ajo ishte plot jetë.”

Vanessa rrëfeu se e vetmja gjë që e mban në këmbë në këtë periudhë të vështirë janë tre vajzat e tjera.

“Të paktën kam Natalian, Biankan dhe Caprin,” tha Vanessa. “E di që ndjenjat e mia janë normale. Është pjesë e procesit. Thjesht doja ta ndaja me ju në rast se po përjetoni diçka të ngjashme. Zot, sikur ky makth të mbaronte. Po lutem për gjithë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme.”