Pse duhet të abuzoja mbi Nurgylin? Bionse i duket vetja asaj?

Showbiz

paramparca-dizisi-sezon-finali-tarihi.jpg

Aktori Erkan Petekaja, ka ndarë rolin kryesor me Nurgyn Jeshilçaj. Me polemikën që nxorri kundër saj, i ka lënë të gjithë pa fjalë. Ai është shprehur se:

Pse duhet të abuzoja mbi Nurgylin? Bionse i duket vetja asaj? Ajo as që më hyn në sy.

Pasi Jeshilçaji debatoi me Petekajanë, u largua nga telenovela “Fate të kryqëzuara”. Për këtë gjë Petekaja reagoi kështu: “Nëse e bëj publike arsyen përse u largua, do të hidhërohet shumë.” Nga ana tjetër, Jeshilçaji bëri një reportazh me Aishe Armanin në gazetën “Hyrijet” në të cilën tha: “Për mendimin tim, ky është problemi aktual në Turqi. Të gjithë meshkujt mendojnë se dinë gjithçka dhe se meshkujt kanë të drejtë të bëjnë gjithçka. Nëse meshkujt do të kishin mundësi për të bërë tirani, do ta bënin dhe askush nuk do të mund të ngrinte zërin për këtë gjë.” Kompania “Yapim” mohoi largimin e Jeshilçajit. Kurse Petekaja, e konsideroi shpifje akuzën e bërë nga Jeshilçaji.

Petekaja dha një intervistë për gazetën “Sözcü”. Atje tha: “Ajo nuk mund të flasë keq për mua vetëm se është grua.” Ai gjithashtu e mbrojti veten e tij duke thënë se: “Gratë kanë qenë për vite me rradhë nëpër faqet kryesore të gazetave duke u akuzuar për vrasjen e burrave të tyre, pasi ata i braktisin.” “Përse duhet të abuzoj mbi Nurgylin? Bionse është ajo?”

Problemet midis këtyre dy aktorëve kanë nisur që në fillim të telenovelës. Jeshilçaji tha se Petekaja erdhi i dehur gjatë një xhirimi dhe se filloi t’i fliste asaj me fjalë të pista. Kurse Petekaja i mohoi të gjitha këto dhe tha se ajo përfiton nga që është grua dhe unë s’mund t’i bëj gjë.

Ndërkohë që Petekajanë e akuzuan për ngacmim seksual ndaj Jeshilçajit, ai tha: “Edhe ajo më ngacmoi mua.” Me këto fjalë që tha, ai pranon se e ka ngacmuar Jeshilçajin. Por direkt pas këtyre fjalëve ai dha një deklaratë ku tha: Moj motër, kupton apo jo? Unë jam burrë i martuar, kurse ti më thua se të kam ngacmuar. Edhe sikur të isha në një vend të humbur, ose në mes të pyllit, nuk kisha për të t’i hedhur sytë. Pse duhet të abuzoja mbi Nurgylin? Beyonce i duket vetja asaj? Ajo as që më hyn në sy. Idiot ju dukem unë që të bëj diçka të tillë? Nuk mund ta bëj kurrë një gjë të tillë, përderisa jam burrë i martuar dhe me fëmijë.

Petekaja e mbyll këtë intervistë duke thënë se ai do të bëjë gjithçka është e mundur që askush të mos i japë punë Jeshilçajit. Gjithashtu përmendi përsëri akuzën e Jeshilçajit për ngacmim. Nurgyli i tha: “Më ngacmoi seksualisht.” Ai ia kthen duke thënë: “Kush mund ta ngacmojë Nurgyl Jeshilçajin? Ajo është një “star”. A është e mundur diçka e tillë? Si mund ta mendoni një gjë si kjo?”

Petekaja tha se edhe ai vetë ka një nënë, motër dhe një grua dhe s’mund ta shkojë nëpër mend ngacmimin ose dhunën kundër grave. Në ditët e kaluara, Petekaja kishte mbajtur një fjalim kundër dhunës ndaj grave. Këtë gjë e vërtetojnë edhe mediat.

Petekaja duke reaguar ndaj Jeshilçajit, shprehet në një mënyrë, e cila tregon pabarazinë gjinore. “Edhe ajo duhet t’i marrë të gjitha parasysh para se të flasë. Unë jam burrë i martuar dhe me fëmijë. Kurse ajo më thotë se unë e kam ngacmuar. Çfarë pafytyrësie! S’duhet t’i kishte thënë këto gjëra. Të gjitha fjalët që ka thënë ajo janë të hiperbolizuara!”

Pas intervistave të shumta, Petekaja shpërndau në llogarinë personale në instagram një postim në lidhje me këtë ngjarje. Në fund të postimit, kishte shkruajtur: “Beyonce i duket vetja asaj?” Me këtë fjali ai theksoi egoizmin e hiperbolizuar të Jeshilçajit. Kompania filmike që ka realizuar telenovelën “Fate të kryqëzuara”, përgënjeshtron akuzat që ka bërë Jeshilçaji, kundër Petekajasë, për ngacmim seksual.

Nurgyl Jeshilçaj ka ndarë rolin kryesor me Erkan Petekajanë. Ajo shprehet se është ngacmuar për muaj me rradhë nga Erkani dhe se ky i fundit ka ushtruar vazhdimisht presion psikologjik mbi të. Por kompania filmike, e mohon këtë gjë.

Pasi Jeshilçaji debatoi me Petekajanë, u largua nga telenovela “Fate të kryqëzuara”. Për këtë gjë Petekaja reagoi kështu: “Nëse e bëj publike arsyen përse u largua, do të hidhërohet shumë.”

Nurgyli bëri një intervistë me gazetaren Aishe Arman të gazetës “Hürriyet”. Ajo theksoi ngacmimet seksuale dhe gjithashtu tha: “Jam nën presion psikologjik. Të gjithë e dinë këtë gjë, por askush nuk e pranon. Për mendimin tim, ky është problemi aktual në Turqi. Të gjithë meshkujt mendojnë se dinë gjithçka dhe se meshkujt kanë të drejtë të bëjnë gjithçka. Nëse meshkujt do të kishin mundësi për të bërë tirani, do ta bënin dhe askush nuk do të mund të ngrinte zërin për këtë gjë. Ai s’ka të drejtë të abuzojë me mua vetëm sepse jam femër dhe s’mund t’i bëj gjë!”

Jeshilçaji përsërit vazhdimisht se Petekaja vetëm se është mashkull, s’ka të drejtë të bëjë ç’të dojë. Ajo thotë: “Ai po përpiqet të më poshtërojë. Por s’mund ta bëjë këtë gjë, vetëm se është burrë. Nuk kam për ta lejuar të ndodhë një gjë e tillë! Gjithashtu, ai gjatë xhirimeve, ka thënë fjalë nga më të poshtrat!”

Pas gjithë atyre muajve nën presion psikologjik dhe ngacmim seksual, Nurgyli më në fund, mori guximin të ngrinte zërin. Ajo thotë: “Në regji, një vajzë e vogël bëri një gabim dhe ai iu drejtua me fjalë nga më të poshtrat. Tha fjalë shumë të pista dhe bërtiste në të njëjtën kohë. Kurse ai që quhet “drejtor”, thjesht rrinte dhe qeshte me këtë veprim të ulët.”
Regjisori: “Të gjitha deklaratat e Jeshilçajit janë shpifje.”

Pas deklaratave të Jeshilçajit, kompania që po realizon këtë telenovelë, i kthen përgjigje.

Kompania deklaron se do ta hedhë në gjyq Jeshilçajin. Drejtori i kësaj kompanie thotë:
Jeshilçaji, me shpifjet e saj, na ka njollosur emrin e kompanisë që përfaqësojmë. Më e rëndësishmja është se ne kemi dhe dëshmitarë që vërtetojnë se të gjitha akuzat e saj, nuk janë asgjë tjetër veç se shpifje. Duke përdorur provat që kemi nga xhirimet e bëra dhe pjesëtarët e ekipit, të cilët do të dëshmojnë kundër saj, ne nuk do të qëndrojmë duarlidhur, por do të kërkojmë të gjitha të drejtat tona.”