Kjo është një nga periudhat më të vështira të jetës për Brad Pitt, i cili pasi u nda nga bashkëshortja e tij Angelina Jolie, ka humbur përkohësisht kujdestarinë e fëmijëve të tij. Ylli I Holliwood-it ka anulluar të gjitha intervistat e planifikuara për promovimin e filmit të tij të ri, Allied, pasi do të shmangë deklaratat dhe daljet në publik.
Filmi i shumëpritur tashmë është shfaqur në ekranin e madh dhe protagonistja Marion Cotillard ka planifikuar një sërë intervistash dhe prezantimesh për këtë produksion të gjatë dhe shumë të shtrenjtë.
Brad Pitt do të bënte një fushatë të madhe në të gjithë botën në kërkim të Oscarit të tij të parë, por ai vendosi se nuk do të vuajë pasojat e një reklamimi kaq intensive dhe u tërhoq. Kjo ka nevrikosur gazetarët të cilët kishin luftuar shumë për të arritur programimin e intervistave.