Protagonistja e serialit “Për tim bir”: “I kam thyer të gjitha zakonet e mia në fillim të të 40-ve”/ Burçin Terzioğlu në një rrëfim të rrallë për veten dhe jetën private

Showbiz

“Për tim bir”, seriali më i ri, i cili shënon edhe një nga produksionet më të suksesshme në botën e serialeve turke, ka filluar këtë javë transmetimin në Tring. Publiku njihet me historinë prekëse të një ish-polici, i cili po lufton për të rimarrë djalin e tij. Ai ngarkohet me një detyrë të fshehtë brenda mafies më të madhe në Stamboll për të arritur deri te i biri. Me interpretimin e shkëlqyer të dy prej aktorëve më të njohur të serialeve turke në rolet kryesore, Burçin Terzioğlu dhe Ilker kaleli, ky prodhim i vitit 2015, ishte një sukses të padiskutueshëm për kohën dhe ende vazhdon të përcjell emocion edhe sot, jo vetëm në vendin e prodhimit por edhe më gjerë. Aktualisht ju e ndiqni në ekranin e Kanal D Drama, çdo pasdite, ora 18:40. Ndërkohë, ditët e fundit Burçin Terzioğlu, aktorja e cila interpreton në rol protagonist si personazhi i Ajshegylit,  ka hapur zemrën në një rrëfim për veten dhe jetën e saj dhe është ndalur mes të tjerash te ndryshimi që ka përjetuar brenda vetes pas moshës 40-vjeçare. Aktorja e cila aktualisht është 43-vjeç, është një nga emrat më të spikatur të produksioneve turke, e cila shpesh ka deklaruar nëpër intervista se nuk është e lehtë të gjej atë që kërkon në jetën e dashurisë. Terzioğlu e cila së fundmi ka dhënë një intervistë për një revistë ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndjenjat e saj: “Kam kapëcyerr të gjitha kujtimet e mia. Jam në fillim të të 40-ave. Kam hequr qafe frikën dhe ndrojtjen time, kam thyer të gjitha rutinat e mia, po improvizoj jetën. Nuk më intereson nëse perceptohem si person i largët. Unë jam dikush që më pëlqen të krijoj distance për të mbrojtur aurën time. E mbështjell me pambuk personin që dua, e vendos në vendin më të çmuar në zemrën time dhe e prezantoj me Burçinin e vërtetë, argëtuese dhe të sinqertë, por për këtë duhet kohë. Po të më njihje, do të më doje. Dashuria??? Unë jam në mes të jetës sime tani, jeta ime e dashurisë është pak e koklavitur tani, por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Unë do të thoja të shijoni guximin e asaj papjekurie të mrekullueshme. Mbyllni sytë, mbyllni veshët, vishni takat tuaja, bëni të gjitha gjërat e çmendura dhe mos mendoni çfarë mendojnë të tjerët për ju dhe jetën tuaj”. Më tej aktorja e famshme ka shtuar se i pëlqen vetmia, “E dua shumë vetminë, më ndihmon të zhytem thellë brenda vetes dhe të eksploroj brenda dëshirave dhe qëllimeve të mia. Gjithashtu mendoj se të ëndërrosh është një nevojë. Do të isha shumë e lumtur të haja vetëm ose të shkoja në kinema”, tregoi ajo duke mos e fshehur entuzimin dhe dashurinë për veten. Pyetjes se ku e shihte veten pas 5 vitesh ajo ju përgjigj se dëshironte të jetonte në një rajon tropikal, ulur në varkën e saj me vela, duke shijuar lindjet e diellit dhe perëndimet me një gotë në dorë. “Shpresoj se do ta trokas gotën time me gotën e dikujt tjetër që do të më dashurojë njësoj si unë atë.

Burçin Terzioğlu dhe İlker Kaleli, dy protagonistët e serialit “Për tim bir”, patën një lidhje të madhe dashurie prej 3 vitesh e gjysmë, por  ata I dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë në vitin 2018. Më pas Terzioğlu filloi të kishte një lidhje dashurie me trajnerin sportiv Umut Duygu. Lidhja e çiftit u zbulua me fotot që ata shpërndanë gjatë pushimeve të tyre në Filipine në verën e vitit 2020, por ndërsa Terzioğlu dhe 38-vjeçari Umut Duygu pritej të martoheshin, një vendim për ndarje u mor prej të dyve në mënyrë të menjëhershme.

Gjithashtu ditët e fundit aktorja ka çelur sezonin e pushimeve në Bodrum! Fotagrafitë e saj me bikini e tregojnë atë në formë të shkëlqyer. Burçin Terzioğlu duket se shijon gjithçka që jeta i fal, prej suksesit dhe famës deri tek sfidat dhe ditët e vështira që sjellin leksione dhe mësime dhe kështu bëhet një burim frymëzimi për shumë gra dhe vajza të reja.