Protagonistja e “Melek” i jep fund romancës… Cila është arsyeja?

Showbiz

Aktorja e famshme Nehir Erdoğan, me të cilën takohemi në Tring përmes personazhit të Melek në serialin me po të njëjtin titull, i ka dhënë fund në heshtje lidhjes së saj të dashurisë me piktorin Renan Kaleli. Ata jetonin prej 2 vitesh dashurinë e tyre, por ditët e fundit zërat se aktorja e serialeve të shumta dhe piktori kishin vendosur ti jepnin fund lidhjes së tyre të dashurisë u bënë kryefjala e shtypit rozë. Dyshohet se dyshja kishin mospërputhje mendimesh dhe u ndanë si pasojë e mosgjetjes së harmonisë mes tyre. Në shtator të vitit 2014, Nehir Erdoğan u martua me kineastin Ahmet Sesigyrgil, të cilin e njohu në xhirimet e filmit “Silsile”. Megjithatë, martesa e çiftit zgjati vetëm tre vjet. Erdoan, e cila pak kohë pas divorcit qëndroi vetëm, nisi një lidhje të re dashurie me ish-bashkëshortin e aktores Hatixhe Aslan, Renan Kaleli. Ata u përpoqën ta mbanin lidhjen e tyre të dashurisë, jashtë syve të publikut por nuk mundën ti shpëtonin syrit të paparacëve verën e kaluar ndërsa pushonin në Bodrum. Renan Kaleli ka qenë i martuar me aktoren Hatixhe Aslan ndërmjet viteve 1992 – 2000. Emri i tij është përmendur më herët edhe për një romancë me aktoren Xhansu Dere.