Për Zaimina Vasjarin, këtë vit çdo festë bëhet më speciale se kurrë. Pasi solli në jetë të bijën Khloe, këngëtarja e njohur ka përjetuar vetëm ditë të bukura. Ky ‘Halloween’ është i pari për të voglën e familjes.
Por e bukura është se pak ditë para festës ‘së frikshme’, pikërisht sot Khloe bën plot 9 muaj që ka ardhur në jetë. Për ta festuar, mami Zaimina ka zgjedhur ta veshë si një princeshë dhe e ka rrethuar me simbolet e festës, ndërkohë që pranë Khloes është edhe torta e ditëlindjes.