Protagonistja e “Dashuri e Plagosur” në pritje të pjesëtares më të re në familje

Showbiz

Protagonistja e “Dashuri e Plagosur” Bergyzar Korel së bashku me  yllin e serialeve turke të panumërta, bashkëshortin e saj Halit Ergenç dhe fëmijët e tyre janë duke pushuar familjarisht. Ata  zgjodhën të kalojnë pushimet në pjesën e fundit të shtatzanisë së aktores, në plazhin e Çeshmes, duke qenë edhe më pranë ardhjes së foshnjes në jetë, gjinija e së cilës tashmë dihet. Ajo do të jetë vajzë, një motër për dy djemtë e tjerë. Aktorët e famshëm ndihen mjaft të ngazëllyer për foshnjen e cila pritet të bëhet pjestarja e pestë e familjes. Ata u fotografuan ndërsa dukeshin të mbushur me dashuri në këto pushime.  Shtatzania e Bergüzar po shkon mjaft mirë dhe ajo tregon barkun e rrumbullakosur duke lënë të kuptohet se po e shijon shumë këtë përvojë. Korel dhe Ergenç janë prej kohësh një nga çiftet më të dashura të kinemasë turke dhe shembulli i një familjeje të lumtur.