Propozimi romantik për J.Lo, kërkoi plot 6 muaj planifikim!

Showbiz

j lo a rod
Partneri i këngëtares së njohur botërore Jennifer Lopez ka folur për propozimin që i ka bërë asaj dhe pse iu deshën plot 6 muaj për ta realizuar.Alex Rodriguez ishte i ftuar në emisionin Jimmy Fallon ku ka treguar me detaje për propozimin.“Unë kam bërë 3 ditë prova sepse doja që perëndimi të ishte i përkryer. Të gjitha i planifikuam për gjashtë muaj. Gjithçka ndodhi në plazhin e Bahamas dhe doli ashtu siç unë doja.”

to 1024x1024

Pas fejesës u fol shumë për një tradhëti të Alex por ishte partnerja e tij Jennifer Lopez e cila u shpreh se nuk ka ndërmend të dëgjojë se çfarë thonë të tjerët sepse ajo e njeh shumë mirë atë që ka në krah dhe janë shumë të lumtur bashkë.Jennifer gjithashtu në disa intervista pas fejesës tha se ajo dhe Alex janë të lindur për njëri-tjetrin.