Propozimi marramëndës vjen për Çağatay Ulusoy!

Showbiz

Rikthimi i Çağatay Ulusoy, aktorit simpatik turk në ekran ka qenë një nga temat më të përfolura të mediave turke.

Mendohet se aktori po përgatitet për një serial të ri dhe ka firmosur marrëveshjen me një nga studiot më prestigjoze, “OGM Pictures”. Thuhet se propozimi ka qenë goxha i mirë dhe mjaft i majmë nga ana monetare.

Sipas fjalëve që qarkullojnë në prapaskenat e serialit, Çağatay Ulusoy do të paguhet me një shifër marramëndëse prej 450.000 lira turke ose 44000 euro për episod!

Në kinematografinë turke deri tani aktorët më të paguar kanë qenë Kıvanç Tatlıtuğ dhe Kenan İmirzalıoğlu me pagesën maksimale prej 350.000 lira turke për episod.