Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për ‘vrasje të pavullnetshme’ për vrasjen e drejtoreshës së kinematografisë, Halyna Hutchins, e cila mbeti pa jetë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, teksa aktori qëlloi me fishekë të vërtetë. Ai kishte qenë duke xhiruar një skenë për filmin, kur të shtënat ndodhën në një fermë pranë qarkut Sante Fe në New Mexico, në tetor të vitit 2021.
Zonja Hutchins ndrroi jetë në spital menjëherë pasiu qëllua në gjoks nga një armë mbështetëse por e mbushur me fishekë, e shkrepur nga Baldwin në shesh. Incidenti rezultoi në akuza për neglizhencë dhe çoi në thirrje për protokolle më të mira sigurie në xhirimet e filmave. Hannah Gutierrez Reed, gjithashtu do të akuzohet. Avokatët e të dyve thanë se synonin t’i luftonin akuzat në gjykatë. Prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi akuzat pak ditë më parë. Në deklaratën që ju është komunikuar të akuzuarve, thuhej si aktori dhe producenti Alec Baldwin edhe armatorja Hannah Gutierrez Reed akuzohen secili për dy akuza për ‘vrasje të pavullnetshme’.
“Kam konstatuar se ka prova të mjaftueshme. Në kohën time, askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë meritojnë drejtësi” ishin fjalët e prokurores. Në rast se dënohen të dy do të përballen me 18 muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dollarësh. Regjisori i filmit Joel Souza u plagos gjithashtu në xhirime, por prokurorët thanë se nuk do të ngrihej asnjë akuzë në lidhje me këtë.
Sipas prokurorëve, edhe asistenti i regjisorit të filmit, David Halls, u deklarua fajtor për një akuzë kundërvajtëse për përdorim të pakujdesshëm të një arme vdekjeprurëse. Një hetim fillestar mbi incidentin zbuloi se kishte “një shkallë të neglizhencës”, prodhuesit u gjobitën me më shumë se 136,000 dollarë nga Departamenti i Mjedisit në New Mexico për moszbatimin e protokolleve të sigurisë.