Projekti që ndoshta nuk do publikohet kurrë, fansat e Selena Gomez tepër të zhgënjyer!

Showbiz

gomez film
Selena Gomez nuk është kufizuar vetëm tek muzika në karrerën e saj. Këngëtarja ka provuar modelingun apo edhe aktrimin. Sa i përket këtj të fundit, një lajm jo i mirë vjen për fansat e saj. Filmi me regji të Woody Allen, në të cilin merr pjesë edhe Selena Gomez ndoshta nuk do të dalë kurrë nëpër kinema. Projekti i quajtur ‘A Rainy Day in New York’ ka përmbajtje kontroversiale. Në vitin 2014-të, Allen është akuzuar për abuzim seksual nga vetë vajza e tij e adoptuar. Në një prej artikujve të New York Times, ajo u shpreh se Allen ka abuzuar me të vetëm kur ajo ishte 7 vjeç.

allennnnn

Edhe pas kësaj ngjarjeje, ai vazhdoi të bëjë filma dhe të punojë në Hollywood. Pavarësisht akuzave, VIP-at, përfshi këtu edhe Selena Gomez-in pranuan bashkpunimin me të. Filmi që u xhirua dimrin e kaluar, para se të bëhej lëvizja #MeToo. Menjëherë pas kësaj u vunë në qendër të vëmendjes gjithë akuzat ndaj Allen. Ky film u ble nga Amazon dhe pritej të jepej këtë vit, por duket se deri më tani askush nuk ka ndërmend ta transmetojë. Projekti përfshin Selena Gomez-in, Timothee Chalamet, Jude Law dhe Elle Fanning dhe është konsideruar kontroversial pasi në përmbledhje e tij, Law bën seks me një personazh 15-vjeçar.

selena film