Projekti më i ri surprizë nga Eda Ece!

Showbiz

Aktorja e njohur Eda Ece, e cila ka shkëlqyer në rolin e Jëlldëz në serialin që ka thyer rekorde shikueshmërie “Mollë e ndaluar”, ka ndarë një lajm surprizë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo ka bërë te ditur se së shpejti do të jëtë pjesë e një programi kompetitiv.

Me anë të një postimi në Instagram Eda ka thënë: “”Po, ku ta filloj! Para pandemisë, mikja ime Meltem më ofroi të isha pjesë e një konkursi të mrrekullushëm që zhvillohet në të gjithë botën. Por pas një pauze të gjatë, ja ku jemi, sapo kemi filluar!!!!!!”

“Edhe për mua është hera e parë dhe vetëm fillimi, projekti fillon së shpejti. Detajet do ja u bëj të ditura më vonë. Madje nuk duhet të ndaja as kaq shumë, por nuk munda të rezistoja. E kisha ëndërruar prej kohësh, tani mendojeni pak ju me vete se për çfarë bëhet fjalë” ka shkruar aktorja.