Elvana Gjata ka publikuar ditën e sotme klipin e saj më të ri “Off Guard” bashkëpunim me reperin amerikan Ty Dolla Sign, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet.
Duket se kënga e re e këngëtares nuk do të mund të shijohet nga ata që jetojnë në Kosovë. “Prive.al” raporton se në qoftë se klikohet në kanalin e saj në Vevo Youtube, ata që banojnë në Kosovë nuk mund të kenë akses pasi mbi video shfaqet mesazhi ku thuhet ”ngarkuesi nuk e ka bërë të shfaqshme këtë video në shtetin tënd”.
“Jemi informuar për problemin aktual të mos disponimit të videos në disa territore dhe “Sony Music” si label i këtij materiali muzikor, është duke u marrë me korigjimin. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar menaxheri i Elvanës, në profilin e saj në Instagram.