Producentja e “Dancing With The Stars” paralajmëron një puntatë ndryshe: Kërcime te ndaluara dhe me “pullë” të kuqe

Showbiz

holta

Atmosferë festive ka qenë çdo puntatë e këtij edicioni të veçantë të “Dancing With The Stars”.

Produksioni i spektaklit më të madh të kërcimit në Shqipëri, ka menduar çdo javë të sjellë risi, jo vetëm për publikun por edhe për konkurentët, të cilët jo pak herë janë përballur me sfida të reja dhe të papritura. Por mbrëmjen e sotme, producentja Holta Kolaneci parashikon një puntatë që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë ju.

“Kërcime të ndaluara dhe natë me kolltuk të kuq dhe “pullë” të kuqe”- e ka cilësuar Kolaneci, duke ngjallur kureshtje te të gjithë. Me siguri ju që keni bërë plane të shikoni diçka tjetër, padyshim që duhet t’i anuloni, pasi sonte në “Dancing With The Stars” do të shihni spektakël, si asnjëherë më parë.