Ajo është një aktore mjaft e njohur dhe e dashur nga publiku. E lindur në Gjermani, Meryem ka zhvilluar një karrierë mjaft të suksesshme si aktore në disa nga serialet më të njohura turke. Por, periudhën e fundit, duket se nuk ka asnjë projekt në horizont për të. E kemi parë teksa ka pushuar në Maldive, pushime të tejzgjatura duhet të themi, ku gati u bindëm se ndoshta Meryem në të vërtetë ishte shpërngulur në Maldive. Por, edhe vetë zgjatja e këtyre pushimeve, ka qenë për një arsye krejt tjetër. Duket se aktorja po has vështirësi në gjetjen e projektit të saj të radhës.
Kjo, pasi shumë producentë, apo kolegë të saj, kanë vënë në dukje një “difekt” të sajin. Nëse i shihni me kujdes fotot e saj nga afër, do të vini re se Meryem është pak strabike. Edhe pse më herët kjo gjë nuk ka përbërë problem në shfaqjen e saj në ekran, këtë periudhë po kthehet në pengesë për aktoren. Sipas burimeve të mediave turke, regjizorët e konsiderojnë si më të vështirë të punojnë me të sesa me një aktore tjetër, pasi përherë duhet të mendohen gjatë se si do i xhirojnë skenat, në mënyrë që ky problem i aktores të mos dalë në pah.