Problemet mes Kylie dhe Travis, janë më serioze sesa e mendonim!

Showbiz

kylie travis
Muajin e fundit familja Kardashian- Jenner u përfshi në një sërë skandalesh.Në qendër duket se qëndorn Kylie Jenner, e cila vec tradhëtisë që mori nga shoqja e ngushtë (kujtojmë trekëndëshin Chloe-Tristan-Jordyn, kjo e fundit shoqe e ngushtë me Kylien),pak javë më parë zbuloi se partneri i saj, Travis Scott, me të cilin ka edhe një vajzë, e kishte tradhëtuar. Që prej atij momenti, siç pritej marrëdhënia e tyre është shumë delikate dhe asgjë nuk është njësoj si më parë. 

travis GQ
Sipas TMZ-së, dyshja po kalon periudhë të vështirë dhe pothuajse s’kanë komunikuar fare së fundmi. Burime pranë tyre treguan se lidhja nuk është aspak siç ka qenë dikur dhe se Kylie nuk beson më tek partneri i saj.Tani ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është e fokusuar vetëm tek karriera e saj, ndërsa Travis po mundohet të bëjë gjithçka që të rindërtojë besimin në lidhjen e tyre.