Probleme shëndetësore për Dilan Çiçek Deniz

Showbiz

Duket se as fundi i vitit të kaluar dhe as fillimi i vitit të porsaardhur nuk ka qenë me shumë fat për aktoren Dilan Çiçek Deniz. Pas ndarjes nga ish i dashuri i saj, regjisori i reklamave Thor Saevarsson, një problem shëndetësor i ka krijuar asaj dhimbje në shpatull  dhe e ka bërë ta pres pa entuziazëm ardhjen e Vitit të Ri!

Kjo nuk është hera e parë që aktorja përballet me të njëjtin problem në shëndetin e saj.  Deniz, që nga fëmijëria thuhet se vuan nga hipermobiliteti, një gjendje e zakonshme, veçanërisht tek fëmijët, pasi indet e tyre lidhëse nuk janë zhvilluar plotësisht. Për këtë arsye ajo duhet vazhdimisht të jetë shumë e kujdesshme.

Aktorja 26-vjeçare, u përball me një lëvizje të papritur dhe krahu i saj e kishte shqetësuar duke i shkaktuar asaj dhimbje. Kujojmë se aktorja e njohur prej vitesh merrej me volejboll, dhe pikërisht për këtë arsye iu desh të tërhiqej nga ky sport.