Familja Kardashian nuk është në momentet e saj më të lumtura. Tronditja e parë sigurisht erdhi pas lajmit të tradhëtisë së partnerit të Khloe, pikërisht disa ditë përpara se ajo të lindtte fëmijën e saj të parë. Por, tashmë edhe me dhëndrin e “preferuar” të familjes, Kanye, Kris Jenner duket se ka pakënaqësi. Burime të shumta tregojnë se Kanye nuk i ka aspak punët mirë me vjehrrën e tij, madje gjërat kanë përshkallëzuar deri tek avokatët dhe menaxherët përkatës. Kris mendon se ai është shumë i çrregullt dhe është shumë e shqetësuar për markën e Kim. Nga ana tjetër, Kanye ka reaguar shumë ashpër ndaj këshillave apo kritikave të saj.