Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të shoëbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme. Para disa muajsh ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka, por vogëlushen kanë vendosur ta mbajnë larg rrjeteve sociale.Mirëpo siç duket Ajka e ka bërë pak xheloze mami Xhensilën.Këngëtarja publikoi një video ku tregon se, aktori i humorit është bërë shumë xheloz dhe “fajtore” për këtë sipas tij është vogëlushja e tyre.
“Që pas lindjes së vajzës, ky djali këtu që duket i gëzuar, me humor, është bërë shumë xheloz edhe më thotë që ke filluar të mos më duash siç më ke dashur më përpara, ma ka marrë dashurinë Ajka. Por unë i them që nuk e dua dot më pak”, shprehet këngëtarja në videon e postuar në Insta Story, ndërsa në sfond nis kënga e Klajd Harunit “Nuk të dua dot më pak “.Gjatë videos të dy shfaqen të qeshur, ndërsa duket se po udhëtojnë me makinë. Çifti deri më tani ka vendosur që mos ta publikojë imazhin e vajzës, ndërsa Xhensila pak javë më parë tregoi se i është rikthyer koncerteve.