Probleme me veshjen, Nurgul Yesliçay kalon në tapetin e kuq me…

Showbiz

nurgul kane
Aktorja e njohur ndodhet në Kanë, ku ka ndjekur MIPCOM. Por, vetëm pak përpara se të nisej për të parakaluar në tapetin e kuq, aktorja pati një problem me veshjen. “Jam e kënaqur që jam këtu. Edhe pse pa fustanin tim… Në një event të mbushur me media ndërkombëtare dhe kolegë nga e gjithë bota. Pikërisht këtë herë, duhej të më prishej fustani,” ka thënë Nurgul. Aktorja kishte planifikuar të vishte diçka tjetër gjatë mbrëmjes, por fustani i saj është shqepur dhe riparimi i tij kërkonte më tepër kohë sesa ajo kishte në dispozicion. Kështu që ajo është shfaqur përfundimisht me një fustan të thjeshtë të zi, deri në fund të këmbëve. “Mendoj se ky fustan, është një alternativë më e mirë sesa të vija me pizhamet apo jo?” ka thënë aktorja.

Capture

cptrg

nrgcan