Eva Murati tashmë është një emër i njohur për të gjithë publikun shqiptar. Moderatorja e platformës Tring, dikur ka shkëlqyer në olimpiada matematike. Prandaj prindërit e saj, babai kirurg dhe nëna inxhiniere, nuk kanë dashur që ajo t’i kushtohej televizionit.
“Për prindërit e mi, librat kishin shumë rëndësi. Nuk më mbështetën, por as nuk më penguan në rrugën që kam zgjedhur sot, por besoj se e kam justifikuar besimin e tyre. Kam sakrifikuar orët e gjumit, kohën e argëtimit, por ia dola”.
E sot pas kësaj deklarate të dhënë dy vite më parë, Eva ka disa këshilla për të gjithë të rinjtë që kanë ëndërr televizionin\
“Unë u bëra zyrtarisht pjesë e televizionit në gjimnaz dhe mendoj që kjo gjë më ka pjekur para kohe duke më vënë përballë përgjegjësive dhe ndoshta nuk e kam shijuar shumë adoleshencën (të paktën kështu më thonë).
Po mua nuk më intereson pasi kjo ishte gjëja që më bënte të lumtur. Adoleshentët duhet të bëjnë atë çfarë i bën të ndihen më mirë. Përjashto këtu drogërat apo diçka që vë në rrezik shëndetin e tyre,” iu përgjigj ajo një pyetjeje në Instagram.
Ja disa këshilla
1. Të kenë guxim. Të besojnë te vetja.
2. Të mos dëgjojnë kritika të pavlera, por vetëm të profesionistëve, karrierën e të cilëve rrespektojnë. (Diçka që do të doja të ma kishin thënë kur isha 16 vjeçe.)
3. Të mos varen vetëm nga televizion. Diçka bëhet mirë kur e trajton si hobi, si pasion dhe i jep dashuri. Jeta nuk fillon dhe mbaron në ekran, por nëse kjo është ajo që të sjell lumturi, atëherë jepi dedikimin e duhur,” shpjegon Eva.