Princi William nuk e çonte ndërmënd të martohej me Kate/ ja historia e vërtetë e dasmës mbretërore

Showbiz

martessjsas.jpg

Nëse do të flisnim për një histori dashurie përrallash ajo e Kate dhe Uilliam do të ishte perfektja dhe nuk do të dilnin ditët për të treguar rreth saj. Por në 2005 nuk do të mendonim njësoj si sot, kjo për shkak të një interviste të princit Uilliam që nuk lë shpresë për një histori të gjatë midis tij dhe Kate! Princi Uilliam ishte pak konfuz në fillimet e lidhjes dhe kjo gjë u tregua dhe në vitin 2007 kur çifti pati një ndarje. Në fakt, sipas ekspertes mbretëror dhe autores Katie Nicholl, Uilliam dha një përgjigje shumë negative kur u pyet rreth martesës me Kate në vitin 2005. Siç shkruan Express, Nicholl shkroi për incidentin në librin e saj në 2011, “The Making of a Royal Romance” . Në një konferencë për shtyp gjatë një udhëtimi me ski me babanë e tij, Princi Çarls dhe vëllain, Princin Harry, në vitin 2005, Uilliam u pyet nga një gazetar nëse ai dhe e dashura e tij, Kate, kishin në planet e tyre të ardhshme një dasëm dhe ai u përgjigj : “Jo, nuk mendoj kështu.” E thënë në këtë mënyrë ngjan një përgjigje shumë negative por ai në të vërtetë u përgjigj pyetjes se kush do të ishte i pari për tu martuar nga të dy vëllezërit. Uilliam do të donte që Harry të ishte martuar më parë prandaj dhe ky është shpjegimi i përgjigjes së papritur të tij. Uilliam la të kuptohej se vëllai i tij më i vogël, Harry, kishte më shumë gjasa të martohej më parë!