Princi Harry rrëfen në librin e tij “Sapre” se William e ka sulmuar fizikisht

Showbiz

Për akuzat e bujshme që pritet të trondisin familjen mbretërore, Princi Harry flet në librin e tij të ardhshëm “Spare”, ku thotë se princi i Uellsit gjatë një grindjeje e quajti Meghanin ‘të vrazhdë’ dhe ‘të vështirë’. Gjatë deklaratës ai rrëfeu se vëllai i tij, princi William, “e shtriu përtokë” pas një grindjeje, kryefjala e së cilës ishte Meghan. Në një fragment të librit të transmetuar nga The Guardian, princi Harry pretendon se William e kapi nga jaka, i këputi zinxhirin dhe e rrëzoi në dysheme.

Duka i Sussexit gjithashtu pretendonte  se mbeti me një dëmtim të dukshëm në shpinë pas zënkës që patën në Nottingham Cottage në vitin 2019, në territorin e Kensington Palace, ku ai jetonte në atë kohë. Sipas 38-vjeçarit, as fakti që i ofroi Williamit një gotë me ujë dhe iu drejtua duke i thënë: “Willy, nuk mund të flas me ty kur je kështu”, nuk arriti ta qetësonte atë dhe as bisedën e tyre.

Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Ai më kapi nga jaka, duke më këputur zinxhirin dhe më rrëzoi në dysheme. Rashë në tasin e qenit, i cili u thye nën shpinën time dhe copat më prenë. U shtriva për një moment, i trullosur, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, citonte Harry. Pasi vëllai i madh këmbënguli se po përpiqej t’i ndihmonte.  Ai rrefente se William i kërkoi që ta godiste mbrapsht, por ai e kishte refuzuar kërkesën e tij dhe kështu ishte largua i penduar duke i kërkuar falje.