Princi Charles zbulon «padashje» emrat e preferuar të Harry dhe Meghan për bebin e tyre!

Showbiz

princ charles
Që në momentin që u zbulua shtatzënia e dukeshës Meghan, sugjerimet dhe bastet për emrin e bebushit që po vjen kanë qenë të shumta. Në një fjalim të mbajtur në Australia House në Londër, princi Charles zbuloi se cilët emra kanë në mendje Meghan dhe Harry për bebushin apo bebushët që po vijnë.

 640 0 5bf84dad62374

“Gjatë turit të fundit në Australi, Harry dhe bashkëshortja e tij kanë marrë pafund sugjerime për emrin e bebit që po vjen. Të mbetet mes nesh, mendoj se Kylie dhe Shane janë ndër emrat e preferuar të tyre. Por, zonja dhe zotërinj mos prisni ndonjë emër si Edna apo Les”, -është shprehur princi Charles.Nuk përjashtohet mundësia që Meghan të sjellë në jetë binjakë, madje numri i basteve për binjakë ka qenë aq i madh, saqë kompanitë nuk pranojnë më. Mendohet se njerëzit që kanë vënë baste në favor të binjakëve kanë informacione të sigurta, prandaj i kaluan pritshmëritë.